Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 13 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 13 nga 60 • Shqip


يَوْمَ هُمْ عَلَى النَّارِ يُفْتَنُونَ 13
Përkthim:
(Do të jetë) atë Ditë kur ata do të përcëllohen në zjarr! Edh-Dhariyat 51:13
Tefsiri:

Ajo është dita kur ata do të digjen në zjarr!

(Do t'u thuhet)

“Shijojeni dënimin tuaj! Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejtohej! -

Për shkak të poshtërsisë që i karakterizon, ata do të ndëshkohen. Atyre do t’u thuhet: “Shijojeni dënimin tuaj!” Ky është përfundim i merituar për veprat e tyre. Ata nuk i kaluan sprovat e dynjasë, por ranë në kufër dhe humbje. Ky ndëshkim është pikërisht ai që ata e kërkojnë t’u përshpejtohet në dynja, në shenjë mosbesimi ndaj tij. Prandaj u thuhet: “Kënaquni” me të gjitha llojet e ndëshkimit, me pranga e zinxhirë, në zemërimin e të Plotfuqishmit!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 12 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 14