Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 14 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 14 nga 60 • Shqip


ذُوقُوا فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَسْتَعْجِلُونَ 14
Përkthim:
(U thuhet atyre): “Shijoni dënimin tuaj! Ky (dënim) është ai që e nxitojshit!” Edh-Dhariyat 51:14
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Edh-Dhariyat 51:13

Ajo është dita kur ata do të digjen në zjarr!

(Do t'u thuhet)

“Shijojeni dënimin tuaj! Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejtohej! -

Për shkak të poshtërsisë që i karakterizon, ata do të ndëshkohen. Atyre do t’u thuhet: “Shijojeni dënimin tuaj!” Ky është përfundim i merituar për veprat e tyre. Ata nuk i kaluan sprovat e dynjasë, por ranë në kufër dhe humbje. Ky ndëshkim është pikërisht ai që ata e kërkojnë t’u përshpejtohet në dynja, në shenjë mosbesimi ndaj tij. Prandaj u thuhet: “Kënaquni” me të gjitha llojet e ndëshkimit, me pranga e zinxhirë, në zemërimin e të Plotfuqishmit!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 13 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 15