Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 21 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 21 nga 60 • Shqip


وَفِي أَنْفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ 21
Përkthim:
po edhe në ju – a nuk shihni vallë? Edh-Dhariyat 51:21
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Edh-Dhariyat 51:20
Duke i ftuar robërit e Tij të meditojnë dhe të marrin mësim, Allahu i Lartësuar thotë:

Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, por edhe në vetet tuaja! A nuk i shihni, vallë? -

Në shenjat e Tokës përfshihet gjithçka që gjendet në të, si detet, malet, lumenjtë, pemët, bimët. Të gjitha këto i tregojnë çdokujt që kërkon të nxjerrë mësime për madhështinë e Krijuesit të tyre, për gjerësinë dhe gjithëpërfshirjen e pushtetit dhe sundimit të Tij. Ato dëshmojnë për bamirësinë e pakufishme dhe për dijen absolute të Allahut. Gjithashtu, edhe vetë njeriu është dëshmi e urtësisë, dijes dhe mëshirës së madhe të Krijuesit. Allahu është Një dhe i Vetëm. Ai është El Samed, të Cilit të gjitha krijesat i drejtohen me lutje dhe për ndihmë. Këto krijesa të mrekullueshme tregojnë se Zoti i ka krijuar ato për një qëllim të madh.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 20 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 22