Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 22 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 22 nga 60 • Shqip


وَفِي السَّمَاءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ 22
Përkthim:
E në qiell është furnizimi dhe premtimi juaj. Edh-Dhariyat 51:22
Tefsiri:

Në qiell është furnizimi juaj dhe ato që ju premtohen. -

Furnizimi juaj për këtë dynja dhe për botën tjetër, furnizimi trupor dhe shpirtëror, vjen nga qielli. Nga lart vjen shiu dhe çdo caktim i Zotit. Në qiell janë edhe ato që ju premtohen, qofshin ato shpërblime në dynja apo në ahiret. Kështu, Allahu i Madhëruar dhe i Urtë, pasi na udhëzoi të nxjerrim mësime nga këto fakte, siç marrin njerëzit e mençur, vijon të betohet se kjo që Ai premton është po aq e vërtetë, sa edhe fakti që ne flasim me njëri-tjetrin. I Plotfuqishmi thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 21 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 23