Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 42 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 42 nga 60 • Shqip


مَا تَذَرُ مِنْ شَيْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَالرَّمِيمِ 42
Përkthim:
e cila nuk kurseu asgjë ngado që kaloi, e që të mos e ketë bërë si kalbësirë. Edh-Dhariyat 51:42
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Edh-Dhariyat 51:41
(Kujto)

Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare, që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë. -

Ad quhej një popull i njohur shumë i fuqishëm. Kur ata mohuan Profetin e dërguar tek ata, Hudin, Allahu i Lartësuar lëshoi si ndëshkim kundër tyre një erë të fuqishme, që nuk përmbante asnjë të mirë, por vetëm shkatërrim dhe ndësh-kim. Kudo ku kaloi, ajo shfarosi gjithçka dhe e shndërroi në pluhur, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Edhe pse ishin një popull tejet i fuqishëm, si askush tjetër në botë, Zoti i zhduku. Kjo tregon për forcën dhe pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, të Cilit nuk i shpëton asgjë në gjithësi. Ai e ndëshkon ashpër atë që nuk i bindet dhe nuk kthen rrugë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 41 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 43