Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 43 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 43 nga 60 • Shqip


وَفِي ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا حَتَّىٰ حِينٍ 43
Përkthim:
Edhe për Themudin, kur iu tha atyre: “Kënaquni një kohë!” Edh-Dhariyat 51:43
Tefsiri:
(Kujto)Edhe Themudin, kur atyre iu tha: “Kënaquni edhe për pak kohë!”. Por ata nga kryelartësia, nuk e respektuan urdhrin e Zotit të tyre, prandaj i kapi rrufeja, ndërkohë që e shihnin. Por nuk mundën as të ngrihen e as të kundërvihen. -

Edhe në popullin e Themudit, Zoti i Lartësuar dërgoi mrekulli të mëdha me profet Salihun. Por ata e shpërfillën dhe u treguan arrogantë me të. Allahu i Lartësuar u solli si mrekulli devenë që doli nga shkëmbi, por kjo u shtoi veçse mosbindjen dhe rebelimin. Si pasojë, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij t’i paralajmëronte për dënimin e afërt. Kështu, ata i përfshiu ushtima e madhe, e frikshme dhe shkatërruese. Ata as nuk mundën të ngriheshin për të shpëtuar nga ndëshkimi apo të vetëmbroheshin.
Shko te videoja e plotë e sures