(Kujto)Edhe Themudin, kur atyre iu tha: “Kënaquni edhe për pak kohë!”. Por ata nga kryelartësia, nuk e respektuan urdhrin e Zotit të tyre, prandaj i kapi rrufeja, ndërkohë që e shihnin. Por nuk mundën as të ngrihen e as të kundërvihen. -Edhe në popullin e Themudit, Zoti i Lartësuar dërgoi mrekulli të mëdha me profet Salihun. Por ata e shpërfillën dhe u treguan arrogantë me të. Allahu i Lartësuar u solli si mrekulli devenë që doli nga shkëmbi, por kjo u shtoi veçse mosbindjen dhe rebelimin. Si pasojë, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij t’i paralajmëronte për dënimin e afërt. Kështu, ata i përfshiu ushtima e madhe, e frikshme dhe shkatërruese. Ata as nuk mundën të ngriheshin për të shpëtuar nga ndëshkimi apo të vetëmbroheshin.