Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 46 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 46 nga 60 • Shqip


وَقَوْمَ نُوحٍ مِنْ قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ 46
Përkthim:
Edhe për popullin e Nuhut, që më parë (i kemi shkatërruar). Me të vërtetë, ata kanë qenë popull mëkatar! Edh-Dhariyat 51:46
Tefsiri:
(Kujto)

Edhe popullin e Nuhut, që ishte më parë. Vërtet, ai ishte një popull i prishur. -

Po kështu veproi i Madhëruari edhe me popullin e Nuhut (a.s.), kur ata e trajtuan Nuhun (a.s.) si gënjeshtar dhe nuk iu nënshtruan porosive të Zotit dhe shkelën kufijtë e Tij. Atëherë, Zoti u lëshoi ujë të papërmbajtur, i cili vërshonte nga çdo drejtim. Kështu, u mbytën të gjithë dhe prej vendbanimeve të tyre nuk mbeti më asgjë. I tillë është ndëshkimi i Zotit për ata që nuk i binden dhe shpërfillin profetët, shpalljet dhe porositë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 45 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 47