Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 47 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 47 nga 60 • Shqip


وَالسَّمَاءَ بَنَيْنَاهَا بِأَيْدٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ 47
Përkthim:
Ne, e kemi ndërtuar qiellin me pushtetin Tonë, e Ne, me të vërtetë, jemi të pushtetshëm edhe më tepër, Edh-Dhariyat 51:47
Tefsiri:

Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë. -

Është Allahu i Lartësuar Ai që e krijoi qiellin me përpikmëri dhe përkujdeset për të dhe për gjithë krijimin e Tij. Ai e bëri qiellin si çati mbrojtëse për Tokën dhe gjithçka në të. Ai e krijoi gjithë këtë madhështi me forcën dhe pushtetin e Tij të pakufishëm. Është po Allahu që i zgjeron skajet dhe anët e qiejve. Allahu zgjeron, gjithashtu, edhe gjendjen e robërve të Tij, duke i furnizuar. Nuk ka kafshë të fshehur në tokë, në thellësi të oqeanit apo në lartësitë e qiejve dhe të tokës, që Zoti të mos përkujdeset për të, duke i mundë-suar gjithçka që i nevojitet. I Lartësuar dhe larg çdo të mete është Ai, që ka përfshirë me mirësinë dhe begatitë e Tij çdo krijesë. Të pafundme janë begatitë e Allahut, mëshira e të Cilit ka përfshirë të gjitha krijesat.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 46 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 48