Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 48 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 48 nga 60 • Shqip


وَالْأَرْضَ فَرَشْنَاهَا فَنِعْمَ الْمَاهِدُونَ 48
Përkthim:
dhe Tokën e kemi shtruar – sa i mrekullueshëm është Ai që e ka shtruar! – Edh-Dhariyat 51:48
Tefsiri:

Edhe Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi Ne! -

Allahu i Lartësuar e bëri Tokën të shtruar, në mënyrë të tillë që njerëzit të mund kërkojnë dhe të arrijnë në të mirësitë e Zotit. Ata me lehtësi mund të ndërtojnë në të, të mbjellin pemë, të pushojnë, të udhëtojnë etj. Vërtet, prej diçkaje të shtruar mund të përfitohet, por nuk është e thënë që përfitimi të jetë i plotë në çdo aspekt. Por Allahu i Lartësuar e shtroi tokën në mënyrë të tillë që përfitimi prej saj të jetë i plotë, prandaj e lavdëroi Veten e Tij për këtë vepër. Ai e shtriu dhe e nënshtroi tokën për robërit e Tij, ashtu si e kërkon urtësia, mëshira dhe bamirësia e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 47 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 49