Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 49 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 49 nga 60 • Shqip


وَمِنْ كُلِّ شَيْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ 49
Përkthim:
dhe, prej çdo gjëje kemi krijuar çifte, që të meditoni ju! Edh-Dhariyat 51:49
Tefsiri:

Çdo gjë e kemi bërë në çift, që ju të kujtoni. -

Zoti i Lartësuar e krijoi çdo lloj kafshe në çift, mashkull dhe femër, që ju të kujtoni të mirat e Tij dhe urtësinë e Tij, për mënyrën si bëri që kafshët të ruajnë vazhdimësinë e tyre. Ai ju mundëson juve që t’i shfrytëzoni këto të mira dhe të kërkoni prej begative të Tij. Të gjitha këto shenja të madhështisë, pushtetit, dijes dhe urtësisë së Tij, pa dyshim që nxisin frikërespekt për Zotin dhe kthim tek Ai me pendim dhe nënshtrim. Prandaj i Lartësuari tregon më pas qëllimin përse i përmendi këto shenja madhështore:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 48 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 50