Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 50 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 50 nga 60 • Shqip


فَفِرُّوا إِلَى اللَّهِ ۖ إِنِّي لَكُمْ مِنْهُ نَذِيرٌ مُبِينٌ 50
Përkthim:
Andaj, mbështetuni te Perëndia, se unë, me të vërtetë, jam dërguar te ju – prej Tij, paralajmërues i qartë; Edh-Dhariyat 51:50
Tefsiri:

Atëherë, nxitoni për tek Allahu! Unë vij tek ju si paralajmërues i qartë prej Tij. -

Qëllimi është që robërit të rendin të pendohen tek Allahu i Madhëruar, të largohen menjëherë nga çdo gjë që Ai e urren dhe e ka ndaluar, të nxitojnë të largohen nga injoranca drejt dijes, nga kufri në iman, nga mosbindja në bindje, nga hutimi në kujtim të vazhdueshëm të Zotit. Ai që i plotëson këto kushte ka plotësuar besimin e tij, ka shpëtuar nga çdo gjë së cilës i druhet dhe ka për të arritur gjithçka që e synon dhe e dëshiron. Kur i frikësohesh diçkaje, nxiton të largohesh prej saj. Por e kundërta ndodh kur ke frikë Zotin. Kur i frikësohesh Zotit, nxiton t’i afrohesh Atij. Vetëm kështu mund të gjesh prehje dhe qetësi. Me afrimin te Zoti arrihet çdo mirësi dhe largohet çdo frikë e pasiguri. Prania e Tij sjell lumturi dhe gëzim. Sa më shumë ta kesh frikë Zotin, aq më shumë nxiton drejt Tij i bindur dhe i nënshtruar, me dashuri për Të dhe duke e madhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 49 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 51