Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 56 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 56 nga 60 • Shqip


وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ 56
Përkthim:
Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë, Edh-Dhariyat 51:56
Tefsiri:

Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. -

Ky është qëllimi përse Zoti i krijoi xhindët dhe njerëzit. Pikërisht në funksion të këtij qëllimi, i Lartësuari i dërgoi të gjithë profetët. Adhurimi i Allahut mund të realizohet veçse duke e njohur Atë ashtu si është, dhe kjo sjell dashurinë për Të. Sa më mirë ta njohësh Zotin, aq më shumë do ta duash Atë, aq më shumë do të kthehesh tek Ai i penduar dhe i nënshtruar, aq më shumë do të largohesh nga çdo gjë tjetër e kotë. Sa më mirë ta njohësh Zotin, aq më i plotë do të jetë adhurimi kushtuar Atij. Për këtë qëllim i bëri Zoti krijesat e përgjegjshme ligjërisht: që ta njohin, ta duan dhe ta adhurojnë vetëm Atë, me madhërim e frikërespekt. Allahu nuk i krijoi ata për ndonjë nevojë të Tijën. Ai nuk kërkon prej tyre ndonjë lloj furnizimi, ashtu si nuk do që ata ta ushqejnë. Ai është i Lartësuar dhe nuk ka nevojë për ndonjë gjë prej krijesave të Tij. Ai është i Pasur dhe i Plotfuqishëm. Të gjithë kanë nevojë për Të dhe mëshirën e Tij, kurse Ai nuk ka nevojë për asgjë, siç thotë më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 55 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 57