Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 57 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 57 nga 60 • Shqip


مَا أُرِيدُ مِنْهُمْ مِنْ رِزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَنْ يُطْعِمُونِ 57
Përkthim:
Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë, Edh-Dhariyat 51:57
Tefsiri:

Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti. -

Çdo kafshë në tokë, në qiell dhe kudo qoftë, e ka të siguruar rizkun nga Allahu i Lartësuar; Ai kujdeset për çdo nevojë të tyre. Allahu është Fuqiploti. Në dorën e Tij është gjithçka. Me fuqinë dhe pushtetin e Tij, Allahu krijoi këtë madhështi në botën qiellore dhe tokësore. Me pushtetin e Tij, Ai përkujdeset për botën dhe gjithçka ka në të. Çdo gjë ekziston dhe funksionon sipas dëshirës së Tij. Ajo që Allahu ka dëshiruar është, ndërsa ajo që Allahu nuk e ka dëshiruar nuk është. Askush nuk mund t’i fshihet Atij dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit dhe sundimit të Tij. Me fuqinë e Tij, Allahu ushqen dhe furni-zon çdo krijesë. Me fuqinë e Tij, Ai do t’i ringjallë trupat, pasi ata të jenë tretur e të jenë bërë pluhur në tokë apo të kenë humbur nëpër dete e oqeane. Askush nuk i shpëton dot llogarisë së të Drejtit. I Lartësuar qoftë i Allahu i Plotfuqishëm!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 56 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 58