Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tur — Ajet 16 (Shqip) — Video

Et-Tur • Ajet 16 nga 49 • Shqip


اصْلَوْهَا فَاصْبِرُوا أَوْ لَا تَصْبِرُوا سَوَاءٌ عَلَيْكُمْ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 16
Përkthim:
Përcëllohuni në të; e, duroni apo mos duroni, njësoj është për ju, - ky është ndëshkimi juaj vetëm për atë që keni bërë”. Et-Tur 52:16
Tefsiri:

Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju! -

Hidhini në Xhehenem, në atë mënyrë që zjarri t’i përfshijë tërësisht trupat e tyre dhe t’u depërtojë deri në zemra. Durimi atje nuk ka vlerë dhe nuk ua lehtëson aspak dhimbjen që shkakton Zjarri. Po ashtu, edhe pse do të jetë një turmë e madhe që do të ndëshkohet, kjo nuk do t’i ngushëllojë fare. Asgjë nuk mund ta lehtësojë ndëshkimin në Xhehenem, sepse ai nuk është i tillë që mund të kalohet me durim e ngushëllim. Ky është ndëshkim i merituar për ta, për veprat që kanë bërë vetë, siç thotë i Lartësuari:

Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja.

X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tur • Ajet 15 E ardhshme Et-Tur • Ajet 17