Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tur — Ajet 17 (Shqip) — Video

Et-Tur • Ajet 17 nga 49 • Shqip


إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَعِيمٍ 17
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që kanë besuar do të gjenden në kopshtet e xhennetit dhe lumturi, Et-Tur 52:17
Tefsiri:
Pasi foli për ndëshkimin e jobesimtarëve, Allahu i Lartësuar përshkruan shpërblimin e të devotshmëve, që ruajnë kufijtë e Tij, duke kryer detyrimet dhe duke iu larguar harameve, në shenjë dashurie, madhëri-mi dhe nënshtrimi ndaj Tij. Kështu, Allahu i Lartësuar vendos paralel kërcënimin dhe inkurajimin, shpresën dhe frikën, të do-mosdoshme këto për një rob adhurues.

Vërtet, të devotshmit do të jenë në kopshtet e Xhenetit dhe në begati... -

Të devotshëm janë ata që i druhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar harameve, në shenjë adhurimi për Të dhe në kërkim të kënaqësisë së Tij. Këta fatlumë do të jenë në kopshte, që janë të mbuluar me pemë dhe bimë që dredhojnë sipër tyre. Nëpër këto kopshte të bukura rrjedhin lumenj dhe lartësohen kështjella të stolisura. Atje do të përjetojnë lumturinë, me të gjitha përma-sat e saj, me zemër, shpirt dhe me trup.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tur • Ajet 16 E ardhshme Et-Tur • Ajet 18