Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tur — Ajet 18 (Shqip) — Video

Et-Tur • Ajet 18 nga 49 • Shqip


فَاكِهِينَ بِمَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ وَوَقَاهُمْ رَبُّهُمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ 18
Përkthim:
duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, i ka ruajtur ata Zoti i tyre prej dënimit të skëterrës. Et-Tur 52:18
Tefsiri:

...të kënaqur me ato që u ka dhuruar Zoti i tyre. Zoti i tyre i ruajti ata nga vuajtjet në Zjarrin flakërues. -

Ata janë tejet të kënaqur dhe të lumtur me mirësitë që Zoti i tyre u ka dhuruar, të cilat askush nuk mund t’i përshkruajë, sikurse thotë i Lartësuari: “Askush nuk di për atë kënaqësi (të zemrës e të shpirtit), që u është caktuar atyre si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja).” [Sexhde 17]. Zoti u dhuron atyre çdo gjë që e dëshirojnë dhe i ruan nga çdo gjë që i tremben. Kështu vepron me ta i Gjithëmëshirshmi e Bamirësi, sepse edhe ata bëjnë atë që Zoti e dëshiron dhe i largohen asaj që Ai e urren. Duke i uruar dhe përshëndetur, atyre u thuhet:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tur • Ajet 17 E ardhshme Et-Tur • Ajet 19