Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tur — Ajet 28 (Shqip) — Video

Et-Tur • Ajet 28 nga 49 • Shqip


إِنَّا كُنَّا مِنْ قَبْلُ نَدْعُوهُ ۖ إِنَّهُ هُوَ الْبَرُّ الرَّحِيمُ 28
Përkthim:
Ne, më parë (në jetën tokësore) e kemi adhuruar Atë, Ai, me të vërtetë, është bamirës dhe mëshirues”. Et-Tur 52:28
Tefsiri:

Ne i jemi lutur Atij edhe më parë. Vërtet, Ai është Bamirësi e Mëshirëploti. -

Ne i luteshim Allahut vazhdimisht, që të na ruante nga ndëshkimi i Zjarrit përvëlues dhe të na dhuronte shpërbli-min në Xhenetin e përjetësisë. Ne i kërkonim Allahut nëpërmjet lutjeve të drejtpërdrejta dhe lutjeve të shprehura nëpërmjet adhurimit. Koha jonë ishte e mbushur me lutje e adhurime, nëpërmjet të cilave kërkonim mëshirë dhe shpreso-nim shpërblim prej Allahut të Madhëruar. Allahu i Lartësuar është El Beru - Bamirës dhe El Rahim - Mëshirëplotë. Prej bami-rësisë dhe mëshirës së Tij të gjerë mbi ne është edhe fakti që Ai na futi në Xhenet dhe në kënaqësinë e Tij dhe na shpëtoi nga zemërimi dhe Zjarri i Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tur • Ajet 27 E ardhshme Et-Tur • Ajet 29