Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tur — Ajet 29 (Shqip) — Video

Et-Tur • Ajet 29 nga 49 • Shqip


فَذَكِّرْ فَمَا أَنْتَ بِنِعْمَتِ رَبِّكَ بِكَاهِنٍ وَلَا مَجْنُونٍ 29
Përkthim:
Andaj, këshillo ti (o Muhammed), se ti, me dhuntinë (profetninë) e Zotit tënd, nuk je as fallxhi as i çmendur. Et-Tur 52:29
Tefsiri:

Atëherë, kujto, sepse ti, me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as falltar e as i çmendur. -

Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të kujtojë dhe paralaj-mërojë të gjithë njerëzit, besimtarë a jobesimtarë qofshin ata. Kështu bëhej e mundur që zullumqarët të mos kishin më asnjë justifikim, ndërsa të mëshiruarit të kishin mundësinë të gjenin rrugën e drejtë. Allahu i Lartësuar e urdhëron që t’u kujtojë njerëzve të vërtetën, pa u shqetësuar nga jobesimtarët, të cilët pengonin njerëzit nga rruga e drejtë dhe nga pasimi i Shpalljes së Tij të ndritshme. Ata i kryenin këto krime ndaj Profetit dhe të vërtetës që ai e solli prej Zotit të tij, edhe pse ishin të sigurt për faktin se ai ishte i pastër nga çdo akuzë e tyre. I Lartësuari mohon çdo mangësi dhe shpifje të trilluar për të Dërguarin e Tij kur thotë: “...me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as fallxhor e as i çmendur!” Ai nuk ishte fallxhor, si ata që kanë në shërbim të vet xhindë, të cilët u sjellin ndonjë lajm nga fshehtësitë, të përzier me njëqind gënjeshtra. Ai nuk ishte as i çmendur. Përkundrazi, ai kishte mendjen më të kthjellët ndër njerëz dhe ishte më i ruajturi nga ndikimi i shejtanëve. Ai ishte më i sinqerti, më i dituri dhe më i ploti si njeri. Herë të tjera, jobesimtarët shpifnin për të duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tur • Ajet 28 E ardhshme Et-Tur • Ajet 30