Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 24 nga 55 • Shqip


فَقَالُوا أَبَشَرًا مِنَّا وَاحِدًا نَتَّبِعُهُ إِنَّا إِذًا لَفِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ 24
Përkthim:
ata thanë: “Vallë, a ta pasojmë një njeri nga mesi ynë?! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim në rrugë të humbur dhe të çmendur. El-Kamer 54:24
Tefsiri:

Ata thanë: “A të shkojmë pas një njeriu të vetëm, që doli nga mesi ynë?! Ne, atëherë, do të ishim vërtet të humbur dhe të marrë!” -

Si të bëhemi pasues të një njeriu të vetëm e të thjeshtë, i cili nuk është mbret apo nga ndonjë popull i fuqishëm? Nëse do të bëheshim pasues të një njeriu të tillë, ne do të ishim të humbur dhe fatkeqë. Këto fjalë ishin, në fakt, treguese të humbjes dhe fatkeqësisë së tyre. Ata refuzuan të ishin pasues të një Profeti të dërguar dhe mbështetur nga Zoti dhe pranuan të bëheshin adhurues të pemëve, gurëve e figurave.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 23 E ardhshme El-Kamer • Ajet 25