Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 25 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 25 nga 55 • Shqip


أَأُلْقِيَ الذِّكْرُ عَلَيْهِ مِنْ بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌ 25
Përkthim:
Vallë, në mesin (e sa) prej nesh, t’i dërgohet Shpallja atij?! Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!” El-Kamer 54:25
Tefsiri:

Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne? -

Përse Allahu zgjodhi atë nga mesi ynë për t’i dhënë Shpalljen? Çfarë e bën atë të veçantë nga ne? Ky qe një justifikim i kotë i tyre. Jobesimtarët në çdo kohë kanë nxjerrë një justifikim të tillë për refuzimin e profetëve dhe shpalljeve të Zotit. Allahu i Madhëruar i është përgjigjur këtij justifikimi bosh me fjalët që profetët u kanë thënë popujve të tyre: “Të dërguarit e tyre u thanë: “Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” [Ibrahim

11 ] Është Allahu i Madhëruar që i zgjedh dhe i veçon profetët nga të tjerët, duke i dalluar me cilësi e vityte të larta. Është Ai që i përzgjedh, që të jenë të aftë të përballojnë peshën e Shpalljes së Zotit të tyre. Gjithashtu, është mëshirë dhe urtësi e madhe nga Allahu i Madhëruar që i zgjodhi ata të jenë prej njerëzve. Nëse do t’i bënte prej melekëve, njerëzit nuk do të mund t’i merrnin mësimet e Zotit, për shkak të vështirësisë së komunikimit mes këtyre dy llojeve të krijesave. Gjithashtu, nëse Zoti do të jepte një shenjë kaq të dukshme, si shfaqja e melekëve, duke plotësuar kështu kërkesat e caktuara nga populli si kushte për të besuar, dhe nëse pas saj njerëzit ende nuk do të besonin, atëherë ndëshkimi do të ishte i menjëhershëm dhe i pashmangshëm. Përfundimisht, është mëshira dhe urtësia e Allahut që profetët kanë qenë njerëz. Kështu, këto fjalë të themudëve ishin thjesht justifikim për të mohuar profetin Salih. Më pas, ata bënë një deklaratë të shëmtuar për Profetin e tyre, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 24 E ardhshme El-Kamer • Ajet 26