Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 26 nga 55 • Shqip


سَيَعْلَمُونَ غَدًا مَنِ الْكَذَّابُ الْأَشِرُ 26
Përkthim:
Nesër (së shpejti), do ta dinë ata se kush është gënjeshtari mendjemadh! El-Kamer 54:26
Tefsiri:

Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh!” Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh! -

Kuptimi: Ai është mashtrues i madh dhe gjithë ligësi. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Sa mendjelehtë e të paturpshëm, sa të padrejtë e mosmirënjohës të pashembullt që ishin! Si është e mundur që t’i trajtosh në këtë mënyrë njerëzit më të sinqertë dhe dashamirës, njerëzit më të çiltër dhe më të mëshirshëm me popullin e tyre?! Si mund të mohosh këshilluesit e urtë dhe durimtarë, që këshillojnë për çdo të mirë dhe largojnë nga çdo e keqe? Prandaj, kur padrejtësia e tyre kaloi kufijtë, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 25 E ardhshme El-Kamer • Ajet 27