Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 27 nga 55 • Shqip


إِنَّا مُرْسِلُو النَّاقَةِ فِتْنَةً لَهُمْ فَارْتَقِبْهُمْ وَاصْطَبِرْ 27
Përkthim:
Ne, do ta dërgojmë devën për t’i sprovuar, andaj priti ti ata dhe bëhu i durueshëm. El-Kamer 54:27
Tefsiri:

Ne do t’u dërgojmë devenë si sprovë... -

Si mrekulli, Zoti u bëri atyre një deve, që të shërbente si provë e mjaftueshme për vërtetësinë e profetit Salih. I gjithë populli mund të pinte nga qumështi i saj dhe u mjaftonte. Por kjo mrekulli ishte gjithashtu edhe një sprovë për ta, siç thotë i Madhëruari:

...por t’i vetëm vështroji me durim! -

Kuptimi: Kjo do të jetë sprovë për ta, prandaj ti bëj durim kur i fton në rrugën e drejtë. Ji i qëndrueshëm dhe i durueshëm në rrugën e thirrjes dhe vështro se çfarë do të ndodhë: a do të besojnë apo do të vazhdojnë të jenë mospërfillës ndaj porosive të Zotit?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 26 E ardhshme El-Kamer • Ajet 28