Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 28 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 28 nga 55 • Shqip


وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ الْمَاءَ قِسْمَةٌ بَيْنَهُمْ ۖ كُلُّ شِرْبٍ مُحْتَضَرٌ 28
Përkthim:
Dhe, lajmëroi ata se uji do të ndahet në mes tyre e devës, në çdo racion (shujtë) do të jetë prezent (ai që e ka rendin)! El-Kamer 54:28
Tefsiri:

Lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, e secili do të paraqitet për të pirë sipas rregullit. -

Njoftoji ata se, për ujin e burimit, të cilin e pinë e freskohen, duhet të ketë një ndarje me ditë: një ditë për njerëzit dhe një ditë për devenë. Ditën që pinë njerëzit nuk duhet të afrohet deveja dhe ditën që pi deveja nuk duhet të afrohen njerëzit. Por si ishte reagimi i tyre?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 27 E ardhshme El-Kamer • Ajet 29