Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 47 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 47 nga 55 • Shqip


إِنَّ الْمُجْرِمِينَ فِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ 47
Përkthim:
Me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër). El-Kamer 54:47
Tefsiri:

S’ka dyshim se idhujtarët keqbërës janë në humbje dhe në zjarr të madh. -

Keqbërës janë ata që e teprojnë me vepra të këqija e krime. Ata merren me idhujtari, poshtërsi dhe gjynahe të rënda. Këta të mjerë kanë humbur nga e vërteta në këtë dynja. Ata janë të humbur qoftë në diturinë e tyre, qoftë në veprat që bëjnë. Ata nuk kanë dijen e sigurt si të jetojnë dhe ta adhurojnë Zotin dhe nuk bëjnë veprat që Zoti i pëlqen dhe i urdhëron që t’i kryejnë, të cilat Ai i ka bërë shpëtuese nga ndëshkimi i dhembshëm në dynja dhe në Ditën e Gjykimit. Për këtë arsye, ata i pret ndëshkimi në këtë jetë, në Ditën e Gjykimit dhe në ditën kur zjarri i ndezur fort t’ua përvëlojë lëkurën dhe trupin e do t’u depërtojë deri në zemër. I Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 46 E ardhshme El-Kamer • Ajet 48