Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 48 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 48 nga 55 • Shqip


يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِي النَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُوا مَسَّ سَقَرَ 48
Përkthim:
Ditën që do të tërhiqen (me forcë) fytyrat e tyre në zjarr (e ju thuhet): “Shijoni zjarrin e xhehennemit!” El-Kamer 54:48
Tefsiri:

Atë Ditë, kur të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Zjarr,... -

Ata do të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Xhehenem, duke u poshtëruar. Dhimbja që do të përjetojnë në fytyrat e tyre do të jetë më e madhe se dhimbja në pjesë të tjera. Kështu do të poshtërohen dhe nënçmohen ata në Xhehenem. Atyre do t’u thuhet:

do t’u thuhet: “Vuajeni dënimin në Sekar

(Zjarrin përvëlues)!”. - Provojeni dhimbjen e zjarrit, flakëve të tij, vlimit dhe afshit të tij të nxehtë. Sekar është një emër i Xhehenemit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 47 E ardhshme El-Kamer • Ajet 49