Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 5 nga 55 • Shqip


حِكْمَةٌ بَالِغَةٌ ۖ فَمَا تُغْنِ النُّذُرُ 5
Përkthim:
(Kur’ani është) dijeni e përsosur – por paralajmërimi nuk u bëri dobi, El-Kamer 54:5
Tefsiri:

Kjo është urtësi e përsosur. -

Kjo është urtësia e Allahut të Lartësuar. Me argumentet dhe mrekullitë e shumta që Ai solli nëpërmjet profetëve, nuk u la asnjë mundësi justifikimi mohuesve dhe kundërshtarëve. Sidoqoftë, shenjat dhe mrekullitë nuk u vlejnë aspak atyre që kalojnë kufijtë e Zotit dhe shpërfillin porositë e Tij, prandaj i Lartësuari thotë:

Por atyre nuk u bëjnë dobi qortimet. -

Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 4 E ardhshme El-Kamer • Ajet 6