Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 6 nga 55 • Shqip


فَتَوَلَّ عَنْهُمْ ۘ يَوْمَ يَدْعُ الدَّاعِ إِلَىٰ شَيْءٍ نُكُرٍ 6
Përkthim:
andaj, shmangu prej tyre! Në Ditën kur do t’i thërret ta kasneci (ftuesi) në diçka të tmerrshme – El-Kamer 54:6
Tefsiri:

Prandaj largohu prej tyre... -

Duke i qartësuar Profetit të Tij se për mohuesit nuk ka udhëzim, Allahu i Lartësuar e porosit atë se tashmë nuk mbetej gjë tjetër, veçse të distancohej prej tyre.

...deri në ditën kur Lajmëtari

(Israfili)

t’i thërrasë drejt tmerrit! -

Prit ditën kur ata të ballafaqohen me tmerrin e madh. Atë ditë, Israfili (a.s.) do t’i thërrasë krijesat drejt një ngjarjeje të papërshkrueshme. Nuk do të ketë pamje më të frikshme se ajo. Israfili (a.s.) do t’i fryjë Surit, ndërsa të vdekurit do të dalin nga varret, për të qëndruar përpara Zotit të Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 5 E ardhshme El-Kamer • Ajet 7