Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 7 nga 55 • Shqip


خُشَّعًا أَبْصَارُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌ مُنْتَشِرٌ 7
Përkthim:
ata, me sy të përulur dalin nga varret, thua se janë karkaleca të shpërndarë, El-Kamer 54:7
Tefsiri:

Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre! Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë... -

Të tillë do ta kenë vështrimin, prej tmerrit që ka pushtuar zemrat e tyre. Ata do të dridhen nga frika, e kjo do të duket qartë në sytë e tyre. Kur të dalin nga varret, do të jenë të çoroditur, do të vërtiten dhe shkëmbehen me njëri-tjetrin, njësoj si karkaleca të shpërndarë nëpër tokë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 6 E ardhshme El-Kamer • Ajet 8