Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 8 nga 55 • Shqip


مُهْطِعِينَ إِلَى الدَّاعِ ۖ يَقُولُ الْكَافِرُونَ هَٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌ 8
Përkthim:
duke shpejtuar kah kasneci, e atëherë thonë mohuesit: “Kjo është ditë e vështirë!” El-Kamer 54:8
Tefsiri:

...duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do thonë: “Kjo është ditë e vështirë”. -

Të gjithë do nxitojnë që t’i përgjigjen zërit që i urdhëron të qëndrojnë në vendin e tubimit. Askush nuk mund t’i bëjë bisht kësaj thirrjeje. Kur mohuesit ta ndiejnë ndëshkimin që po u afrohet, do të thonë:“ ...kjo është një ditë e vështirë”, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetët: “E, kur t'i fryhet Surit, Atëherë është një ditë e vështirë. Nuk do të jetë aspak e lehtë për jobesimtarët.” [Mudethir 8- 10]. Ose: “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë, Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” [Furkan 25 - 27]. Nga kjo kuptohet që për besimtarët do të ndodhë e kundërta, pra, për ta ajo ditë do të jetë e lehtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 7 E ardhshme El-Kamer • Ajet 9