Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rahman — Ajet 12 (Shqip) — Video

Er-Rahman • Ajet 12 nga 78 • Shqip


وَالْحَبُّ ذُو الْعَصْفِ وَالرَّيْحَانُ 12
Përkthim:
dhe drithëra me gjethe dhe bimë me erë të mirë, - Er-Rahman 55:12
Tefsiri:

...Drithëra me gjethe e kërcej

(si ushqim për kafshët)

dhe rejhan

(bimë aromatike). - Drithërat janë bimët me kalli, që shërbejnë edhe si ushqim për kafshët dhe bagëtitë. Këtu hyjnë gruri, elbi, misri, orizi etj. Fjala ‘rejhan’ ndoshta përfshin të gjitha perimet jeshile që konsumojnë njerëzit. Por ka mundësi, gjithashtu, që ‘rejhan’ të jetë vetëm për borzilokun, bimën aromatike të njohur. Në këtë mënyrë, i Madhëruari u kujton robërve mirësinë e aromave të këndshme që u ka mundësuar në tokë, të cilat gëzojnë dhe freskojnë shpirtin e tyre. Pasi përmendi disa nga mirësitë e shumta, të cilat ata i shohin dhe i ndiejnë, Allahu i Madhëruar urdhëron njerëzit e xhindët për të qenë mirënjohës ndaj Tij, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rahman • Ajet 11 E ardhshme Er-Rahman • Ajet 13