Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rahman — Ajet 13 (Shqip) — Video

Er-Rahman • Ajet 13 nga 78 • Shqip


فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ 13
Përkthim:
e, cilat dhunti të Zotit tuaj (o njerëz dhe xhindë) po i përgënjeshtroni (mohoni)?! Er-Rahman 55:13
Tefsiri:

Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -

Cilën nga mirësitë e Zotit, që kanë lidhje me dynjanë ose me fenë, mohoni ju? Sa e bukur ishte përgjigjja e xhindëve, kur dëgjuan Profetin t’u lexonte këto vargje. Sa herë që Profeti (a.s.) vinte te ky ajet, ata thoshin: “Asnjë nga të mirat e Tua nuk mund të mohojmë, o Zoti ynë! Vetëm Ty të takon lavdia dhe mirënjohja!”. Pikërisht kështu duhet të veprojë çdo njeri. Sa herë që atij i lexohen dhe kujtohen mirësitë e Allahut, ai duhet t’ia njohë ato Allahut të Madhëruar, duke e lavdëruar Atë për to.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rahman • Ajet 12 E ardhshme Er-Rahman • Ajet 14