Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rahman — Ajet 14 (Shqip) — Video

Er-Rahman • Ajet 14 nga 78 • Shqip


خَلَقَ الْإِنْسَانَ مِنْ صَلْصَالٍ كَالْفَخَّارِ 14
Përkthim:
Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu siç është vorba e pjekur, Er-Rahman 55:14
Tefsiri:

Ai e krijoi njeriun nga deltina e tharë... -

Allahu i Madhëruar u tregon robërve gjurmët e pushtetit të Tij absolut dhe krijimit të Tij të përkryer e prefekt. Edhe ky informacion, sigurisht, është ndër mirësitë e shumta që Allahu i Madhëruar u ka bërë robërve . Këtu Allahu i Madhëruar na tregon se e krijoi Ademin (a.s.) babain e njerëzimit prej salsal-it. E krijoi njeriun prej një balte të lagur mirë e mjaftueshëm. Pastaj ajo u tha mirë dhe u bë si qeramikë që lëshon një zë dhe kumbim (salsaletun) si të ishte e pjekur në zjarr.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rahman • Ajet 13 E ardhshme Er-Rahman • Ajet 15