Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 79 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 79 nga 96 • Shqip


لَا يَمَسُّهُ إِلَّا الْمُطَهَّرُونَ 79
Përkthim:
le ta prekin atë vetëm të pastërtit – El-Vakia 56:79
Tefsiri:

Atë nuk e prek kush, përveç atyre që janë të pastër. –

Kur'anin që gjendet në Leuhi Mahfudh mund ta prekin veçse melekët e nderuar, që Zoti i ka bërë të pastër nga mangësitë dhe gjynahet. Gjithashtu, duke qenë se Kur'anin e prekin veçse melekët e nderuar dhe të pastër, ndërsa shejtanët e mallkuar nuk munden as t’i afrohen atij, ajeti nënkupton se Kur'ani nuk lejohet të preket nga as njerëzit e papastër, sikurse është dëshmuar edhe nga hadithe të Profetit (a.s.). Për këtë arsye, disa studiues mendojnë se ky ajet është një fjali dëftore, por që ka kuptim urdhëror-ndalues. Kështu, kuptimi i tij është: “Kur'anin të mos e prekë tjetërkush, veç të pastërve!”
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 78 E ardhshme El-Vakia • Ajet 80