Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 80 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 80 nga 96 • Shqip


تَنْزِيلٌ مِنْ رَبِّ الْعَالَمِينَ 80
Përkthim:
(ai është) Shpallje prej Zotit të Gjithësisë. El-Vakia 56:80
Tefsiri:

Ai është shpallje prej Zotit të botëve. -

Kur'ani i përshkruar me të tilla cilësi të mrekullueshme, është Shpallje e Allahut të Madhërueshëm, që është Zoti i botëve. Kur'ani është libri i Atij që përkujdeset për dynjanë dhe ahiretin e robërve të Tij. Madje, një ndër mirësitë më të mëdha, me të cilat Allahu ka treguar kujdesin për robërit e Tij besimtarë, është shpallja e Kur'anit, librit që ka përmbledhur çdo gjë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin e krijesave. Nëpërmjet Kur'anit, Allahu i Madhëruar i mëshiroi aq shumë robërit e Tij, saqë ata nuk mund t’ia japin kurrë mirënjohjen dhe falënderimin që meriton. Mirënjohja ndaj Tij kërkon që ata ta zbatojnë sa më shumë Kur'anin, të jetojnë sipas tij, ta shpërndajnë mesazhin e tij tek të tjerët dhe të mbrojnë të vërtetën që ai kumton.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 79 E ardhshme El-Vakia • Ajet 81