Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 81 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 81 nga 96 • Shqip


أَفَبِهَٰذَا الْحَدِيثِ أَنْتُمْ مُدْهِنُونَ 81
Përkthim:
E, vallë, ju këtë fjalë (Kur’anin) nuk e përfillni? El-Vakia 56:81
Tefsiri:

Atëherë, si e mohoni këtë Fjalë? -

Ky është libër madhështor, kujtim nga Zoti, ndërsa ju frikësoheni prej krijesave dhe prej shpotive të tyre?! Ky nuk është qëndrim i drejtë. Kur'ani nuk është libër për të cilin duhet të ruhesh nga opinioni i njerëzve. Kështu mund të trajtohet ndonjë libër për të cilin ka pasiguri rreth vërtetësisë së tij, por jo Kur'ani. Kur'ani famëlartë është e Vërteta. Kushdo që e lufton atë, ka për t’u mundur dhe dështuar, kushdo që përpiqet ta mposhtë, ka për t’u poshtëruar. Ai është libër që nuk pranon të lihet në hije dhe të harrohet, por ai duhet të zbatohet, të respektohet dhe të përhapet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 80 E ardhshme El-Vakia • Ajet 82