Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 82 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 82 nga 96 • Shqip


وَتَجْعَلُونَ رِزْقَكُمْ أَنَّكُمْ تُكَذِّبُونَ 82
Përkthim:
dhe, në vend të mirënjohjes për furnizimin e dhuruar, që u është dhënë – ju, në të vërtetë, po e përgënjeshtroni atë. El-Vakia 56:82
Tefsiri:

...dhe në vend të falënderimit

(të Zotit)

për furnizimin tuaj, ju e mohoni? -

Në këmbim të mirësive të panumërta të Allahut, ju mohoni të vërtetën, duke u treguar mosmirënjohës ndaj bujarisë së Tij. Ju thoni: “Na ra shiu për shkak të filan ylli ose për shkak të kësaj apo asaj gjëje...”, duke ia njohur mirësitë jo Allahut, që i dhuroi me bujarinë e Tij të pakufishme. A nuk është më mirë për ju që të falënderoni Allahun e Madhëruar për këto mirësi, që Ai t’jua shtojë edhe më shumë ato?! Mos harroni se mosmirënjohja ndaj Zotit sjell largimin e mirësive të Tij dhe mbulimin nga fatkeqësitë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 81 E ardhshme El-Vakia • Ajet 83