Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 13 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 13 nga 29 • Shqip


يَوْمَ يَقُولُ الْمُنَافِقُونَ وَالْمُنَافِقَاتُ لِلَّذِينَ آمَنُوا انْظُرُونَا نَقْتَبِسْ مِنْ نُورِكُمْ قِيلَ ارْجِعُوا وَرَاءَكُمْ فَالْتَمِسُوا نُورًا فَضُرِبَ بَيْنَهُمْ بِسُورٍ لَهُ بَابٌ بَاطِنُهُ فِيهِ الرَّحْمَةُ وَظَاهِرُهُ مِنْ قِبَلِهِ الْعَذَابُ 13
Përkthim:
Në Ditën kur hipokritët dhe hipokritet do t’u flasin besimtarëve: “Pritna neve, që të shpërblehemi me dritën tuaj!” – u përgjigjet (atyre): “Kthehuni prapa, e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet tyre do të vendose barriera (pengesa) që ka derë; brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka vuajtje. El-Hadid 57:13
Tefsiri:

Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” -

Prisni pak, që të na ndriçohet rruga nga drita juaj, për të shpëtuar edhe ne nga ndëshkimi! Por atyre u thuhet:

Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas

(në dynja)

dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” –

Pra, u thuhet që të kthehen në dynja, nëse është e mundur. Por kjo është diçka e pamundur.

Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. –

Atëherë, mes besimtarëve dhe munafikëve vendoset një mur i madh dhe i pakalueshëm. Nga njëra anë e tij janë besimtarët në mëshirën e Zotit, ndërsa nga ana tjetër janë munafikët në ndëshkim. Atëherë, munafikët duke u përgjëruar dhe duke kërkuar mëshirë, u drejtohen besimtarëve dhe u thonë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hadid • Ajet 12 E ardhshme El-Hadid • Ajet 14