Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 14 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 14 nga 29 • Shqip


يُنَادُونَهُمْ أَلَمْ نَكُنْ مَعَكُمْ ۖ قَالُوا بَلَىٰ وَلَٰكِنَّكُمْ فَتَنْتُمْ أَنْفُسَكُمْ وَتَرَبَّصْتُمْ وَارْتَبْتُمْ وَغَرَّتْكُمُ الْأَمَانِيُّ حَتَّىٰ جَاءَ أَمْرُ اللَّهِ وَغَرَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ 14
Përkthim:
A nuk kemi qenë me ju? – thërrasin ata. – “Po” – përgjigjen, - por ju e keni komprometuar veten dhe keni pritur, edhe keni dyshuar, dhe dëshirat e kota ju kanë mashtruar, përderisa ka arritur urdhëri i Perëndisë, e djalli u ka mashtruar ndaj Perëndisë! El-Hadid 57:14
Tefsiri:
Ata (munafikët)

u thërrasin

(besimtarëve)

: “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” -

A nuk ishim së bashku me ju në dynja kur thoshim: “La ilahe il-l’Allah”, kur faleshim, agjëronim, merrnim pjesë në xhihad dhe punonim njëlloj si ju?! Përgjigjja u vjen kështu:

“Po, por ju e shkatërruat veten,...” -

Po, është e vërtetë që ishit me ne në dynja dhe vepronit njëlloj si ne, por veprat tuaja ishin pa besim dhe pa qëllim të pastër.

“...sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë...” -

Ju dyshonit në vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, e cila nuk pranon asnjë dyshim. Gjithashtu:

“...dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit.” -

Ju u mashtruat nga ëndrra e kotë se, me gjithë dyshimet tuaja, ju do të arrinit të njëjtin sukses ashtu si besimtarët. Kështu vazhduat, derisa ju erdhi vdekja, me caktimin e Zotit, dhe ju gjeti në atë gjendje të shëmtuar.

“Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut.” -

Ishte Gënjeshtari, Shejtani i mallkuar, ai i cili jua zbukuroi në zemër mohimin dhe dyshimet, aq sa ju gjetët qetësi dhe u kënaqët me atë gjendje. Ju e besuat premtimin e tij të rremë dhe e morët për të vërtetë çdo fjalë të tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hadid • Ajet 13 E ardhshme El-Hadid • Ajet 15