Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 23 nga 29 • Shqip


لِكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا بِمَا آتَاكُمْ ۗ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ 23
Përkthim:
Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Perëndia nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit, El-Hadid 57:23
Tefsiri:

Kështu, të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër

(e të mburreni)

me atë që Ai ju ka dhënë. Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve,... -

Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj të vrazhdë, që mburren e fryhen me mirësitë që i ka dhënë Ai, sikur t’i kenë fituar vetë ato, me forcën e aftësië e tyre. Në vend që t’ua shtojnë nënshtrimin dhe modestinë, ato mirësi i bëjnë të kalojnë kufijtë edhe më shumë, të harrohen edhe më shumë në gjynahe e shkujdesje, sikurse thotë i Madhëruari: “Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve. Por, kur Ne i japim ndonjë të mirë, ai thotë: “Këtë e kam arritur në saje të diturisë sime!” Jo! Ajo është veçse një sprovë, por shumica prej tyre nuk e dinë.” [Zumer 49].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hadid • Ajet 22 E ardhshme El-Hadid • Ajet 24