Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 24 nga 29 • Shqip


الَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبُخْلِ ۗ وَمَنْ يَتَوَلَّ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ 24
Përkthim:
ata që janë koprracë dhe nxisin edhe të tjerët në koprraci. E ata që i shmangën urdhërit, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur (i pasur) dhe i lavdërueshëm. El-Hadid 57:24
Tefsiri:

...Që tregohet koprrac dhe po për koprraci i porosit njerëzit. -

Ata bëjnë dy gjëra të shëmtuara, vetëm njëra prej të cilave do të mjaftonte për të kuptuar ligësinë e shpirtit të tyre: janë koprracë, duke mos kryer detyrimet që u takojnë, dhe porosisin edhe të tjerët për koprraci. Nuk u mjafton që janë vetë koprracë, por inkurajojnë edhe të tjerët me fjalë e me vepra që të përvetësojnë këtë ves të ulët dhe të shëmtuar. Këto veprime janë mosbindje ndaj Allahut dhe devijim nga rruga e Tij. Por ata që refuzojnë t’i binden Allahut do të dëmtojnë veçse vetveten dhe aspak Allahun e Madhëruar, i Cili thotë:

E kush kthen shpinën

(porosive të Zotit)

, le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdëruar. -

Allahu është i Pasur dhe nuk ka nevojë për askënd. Ai ka pushtetin dhe sundimin e qiejve dhe të Tokës. Është Ai që u jep pasuri robërve të Tij, duke i kënaqur e ngopur ata me gjërat që u mundëson. Ai është El Hamidu - i Lavdëruari, që ka çdo emër të bukur e çdo cilësi të plotë. Emrat, cilësitë dhe veprat e Tij janë të bukura dhe të plota, për të cilat meriton lavdërimin, mirënjohjen dhe madhërimin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hadid • Ajet 23 E ardhshme El-Hadid • Ajet 25