Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 8 nga 29 • Shqip


وَمَا لَكُمْ لَا تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ ۙ وَالرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ لِتُؤْمِنُوا بِرَبِّكُمْ وَقَدْ أَخَذَ مِيثَاقَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 8
Përkthim:
Çka keni që nuk besoni në Perëndinë? E i Dërguari i Tij ju fton që ta besoni Zotin tuaj, kurse ai prej jush ka marrë obligimin – nëse dëshroni të jeni besimtarë. El-Hadid 57:8
Tefsiri:
Ç’është me ju, që nuk i besoni Allahut, kur i Dërguari i Tij ju fton t’i besoni Zotit tuaj, i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besimtarë

(të vërtetë)! - Çfarë ju pengon ju të besoni?! Si mund të mos besoni, ndërkohë që profeti Muhamed, më i miri i profetëve dhe thirrësi më i nderuar në rrugën e drejtë të Zotit, ju fton që të besoni?! Kjo, përkundrazi, duhet t’ju bëjë të nxitoni që t’i përgjigjeni ftesës së tij, që ta përqafoni sa më shpejt të vërtetën që ai ka sjellë prej Zotit. Aq më shumë, kur Allahu i Madhëruar ka marrë besën prej jush se do t’i besoni atij. Atëherë, nëse jeni besimtarë të vërtetë, duhet ta mbani premtimin. Megjithatë, me butësinë dhe përkujdesin e Tij të madh, Allahu i Madhëruar nuk u mjaftua vetëm me ftesën e sjellë nëpërmjet Profetit më të zgjedhur, por e mbështeti atë edhe me mrekulli të shumta. Allahu i Madhëruar thotë:
Shko te videoja e plotë e sures