Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 9 nga 29 • Shqip


هُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ عَلَىٰ عَبْدِهِ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ لِيُخْرِجَكُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ ۚ وَإِنَّ اللَّهَ بِكُمْ لَرَءُوفٌ رَحِيمٌ 9
Përkthim:
Ai, robit të Vet i ka zbritur fakte të qarta për t’ju nxjerrë nga errësira në dritë – e Perëndia ndaj jush, me të vërtetë, është i mirë dhe i mëshirshëm. El-Hadid 57:9
Tefsiri:

Ai i shpalli robit të Vet shenja të qarta, për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë. -

Ai solli shenja të qarta, që i dëshmojnë çdo njeriu me logjikë vërtetësinë e mesazhit të Zotit. Ato shërbejnë që t’ju nxjerrin ju prej errësirave në dritë. Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij me Shpallje dhe urtësi, që t’ju nxjerrë nga errësirat e injorancës dhe kufrit, në dritën e diturisë dhe të imanit. Kjo është shenjë e butësisë, mëshirës dhe përkujdesit të Allahut për ju. Allahu është më i mëshirshëm për krijesën e Tij, sesa prindi për fëmijën e tij, sikurse thotë më pas:

Nuk ka dyshim se Allahu është i Butë e i Mëshirëplotë me ju.

X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hadid • Ajet 8 E ardhshme El-Hadid • Ajet 10