Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muxhadile — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Muxhadile • Ajet 6 nga 22 • Shqip


يَوْمَ يَبْعَثُهُمُ اللَّهُ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُهُمْ بِمَا عَمِلُوا ۚ أَحْصَاهُ اللَّهُ وَنَسُوهُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ 6
Përkthim:
në Ditën kur Perëndia i ngjallë të gjithë e i lajmëron Ai për veprat që kanë punuar. Perëndia të gjitha ato i numëron, kurse ata i kanë harruar ato – Perëndia është dëshmitar i çdo gjëje. El-Muxhadile 58:6
Tefsiri:
Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. -

Allahu i Madhëruar na tregon se ditën kur të ringjallë krijesat, Ai do t’i shpërblejë të gjithë sipas veprave të kryera, të mira apo të këqija qofshin ato, sepse Ai është i Dituri për gjithçka dhe i ka shënuar të gjitha veprat e tyre në Leuhi Mahfudh. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar melekët shkrues që t’i regjistrojnë veprat e robërve imtësisht dhe korrektësisht. Allahu i Madhëruar ka regjistruar gjithçka me saktësi, pa i shpëtuar asgjë, sado e vogël të jetë ajo.
Shko te videoja e plotë e sures