Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muxhadile — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Muxhadile • Ajet 7 nga 22 • Shqip


أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۖ مَا يَكُونُ مِنْ نَجْوَىٰ ثَلَاثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمْ وَلَا خَمْسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمْ وَلَا أَدْنَىٰ مِنْ ذَٰلِكَ وَلَا أَكْثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمْ أَيْنَ مَا كَانُوا ۖ ثُمَّ يُنَبِّئُهُمْ بِمَا عَمِلُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ 7
Përkthim:
A nuk e di ti se Perëndia di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë? Nuk ka bisedë sekrete midis treve (personave), e që Ai (Perëndia), të mos jetë i katërti, as midis të pestëve, e që Ai të mos jetë i gjashti, as kur janë më pak as kur janë më shumë, e që Ai të mos jetë me ata (i dëgjon), kudo që të jenë; Ai në Ditën e gjykimit do t’i informojë ata se çka kanë punuar, se, me të vërtetë, Perëndia di çdo gjë! El-Muxhadile 58:7
Tefsiri:

Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje. A nuk e di ti se Allahu di për gjithçka që gjendet në qiej dhe për gjithçka që gjendet në Tokë?! -

Allahu i Madhëruar është dëshmues dhe i ditur për çështjet e shfaqura e ato të fshehura, për të dukshmet dhe për ato që mbahen të fshehta. Dituria e Tij përfshin çdo gjë në qiej dhe në Tokë, e vogël apo e madhe. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar na tregon se:

Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. –

Kjo do të thotë që Allahu është pranë robërve me diturinë e Tij absolute, duke ditur me hollësi edhe bisedat e tyre më të fshehta. Për këtë arsye, Ai thotë më pas:

Më pas, Ditën e Kijametit, Ai do t’i njoftojë ata për çfarë kanë bërë. Allahu Di gjithçka. -

Allahu është pranë tyre me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, prandaj edhe shpërblimi i Tij për veprat do të jetë i drejtë dhe korrekt.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muxhadile • Ajet 6 E ardhshme El-Muxhadile • Ajet 8