Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muxhadile — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Muxhadile • Ajet 9 nga 22 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا تَنَاجَيْتُمْ فَلَا تَتَنَاجَوْا بِالْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَمَعْصِيَتِ الرَّسُولِ وَتَنَاجَوْا بِالْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ 9
Përkthim:
O besimtarë! Kur bisedoni mes jush, mos bisedoni për mëkate, armiqësi dhe padëgjueshmëri ndaj Profetit; por bisedoni për mirësi dhe ndershmëri. Druajuni Perëndisë, Atij para të cilit do të tuboheni. El-Muxhadile 58:9
Tefsiri:
O ju që keni besuar! Kur bisedoni fshehtas me njëri-tjetrin, mos bisedoni për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit, por bisedoni për punë të mira e devotshmëri! Gjithmonë ta keni frikë Allahun, tek i Cilit do të tuboheni të gjithë

(për llogarinë me drejtësi)! - Besimi me siguri të plotë për takimin me Allahun dhe llogarinë e drejtë para Tij, është ndihma më e madhe që e bën robin të qëndrojë brenda kufijve të Allahut të Madhëruar dhe t’u përmbahet porosive të Tij.
Shko te videoja e plotë e sures