Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hashr — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Hashr • Ajet 16 nga 24 • Shqip


كَمَثَلِ الشَّيْطَانِ إِذْ قَالَ لِلْإِنْسَانِ اكْفُرْ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِنْكَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ 16
Përkthim:
Janë të ngjashëm ata me djallin kur i thotë njeriut: “Mos beso!” – e kur bëhet mohues, atëherë ai i thotë: “Unë jam larg prej teje, unë, me të vërtetë, i frikohem Perëndisë, Zotit të gjithësisë!” El-Hashr 59:16
Tefsiri:

Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut “Moho

(Zotin)! ”, - Shejtani ia zbukuron kufrin njeriut dhe e fton në të. Kur njeriu i mashtruar e mohon Zotin e tij, duke nënshkruar në këtë mënyrë dëshpërimin e vet, Shejtani i mallkuar distancohet prej tij dhe nuk e ndihmon ashtu sikurse i ka premtuar. Allahu i Lartësuar thotë:

...e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” -

Unë nuk kam asnjë fuqi e mundësi që të largoj ndëshkimin prej teje. Unë nuk kam asnjë fuqi e mundësi që të ofroj ndonjë të mirë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hashr • Ajet 15 E ardhshme El-Hashr • Ajet 17