Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hashr — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Hashr • Ajet 17 nga 24 • Shqip


فَكَانَ عَاقِبَتَهُمَا أَنَّهُمَا فِي النَّارِ خَالِدَيْنِ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَاءُ الظَّالِمِينَ 17
Përkthim:
Fundi i këtyre të dyve, me të vërtetë, është qëndrimi i përhershëm në zjarr, e ky është dënimi për të gjithë njerëzit e këqinj. El-Hashr 59:17
Tefsiri:

Dhe kështu, përfundimi i të dy palëve është në Zjarr, ku do të jenë përgjithmonë. -

Qoftë ftuesi, domethënë Shejtani i mallkuar, qoftë i ftuari, domethënë njeriu i cili i përgjigjet ftesës së Shejtanit, që të dy do të ndëshkohen, që të dy do të jenë përjetësisht bashkë në zjarrin e Xhehenemit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.” [Fatir 6].

Ky është ndëshkimi i zullumqarëve! -

Ky është ndëshkimi i atyre që, së bashku bënë padrejtësi dhe së bashku mohuan të vërtetën, edhe sikur ashpërsia e ndëshkimit të jetë e ndryshme nga njëra palë te tjetra. Kjo është sjellja e Shejtanit të mallkuar kundrejt të gjithë miqve të tij. Ai i fton dhe inkurajon vazhdimisht ata në çdo rrugë që u sjell dëm, duke i devijuar nga e vërteta. Më pas, kur ata bien në rrjetat e tij dhe ndëshkimi bëhet i pakthyeshëm, ai distancohet dhe i braktis, duke i lënë të vetëm të vuajnë ndëshkimin dhe dëshpërimin. Ky është një paralajmërim shumë i fortë për të gjithë ata që i binden Shejtanit. Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar na i ka bërë të ditura qëllimet e poshtra të të Mallkuarit. Gjithashtu, Ai na e ka qartësuar plotësisht përfundimin e hidhur të atyre që i binden dhe pasojnë hapat e tij. Në këtë mënyrë, ata që preferojnë t’i binden Shejtanit të mallkuar, e bëjnë këtë me bindje e vetëdije të plotë, prandaj nuk kanë justifikim para Allahut të Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hashr • Ajet 16 E ardhshme El-Hashr • Ajet 18