Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hashr — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-Hashr • Ajet 5 nga 24 • Shqip


مَا قَطَعْتُمْ مِنْ لِينَةٍ أَوْ تَرَكْتُمُوهَا قَائِمَةً عَلَىٰ أُصُولِهَا فَبِإِذْنِ اللَّهِ وَلِيُخْزِيَ الْفَاسِقِينَ 5
Përkthim:
Ato palme hurmesh që i keni prerë ju ose i keni lënë të qëndrojnë vertikalisht – i keni bërë me miratimin e Perëndisë dhe që Ai (Perëndia) t’i poshtërojë ngatërrestarët. El-Hashr 59:5
Tefsiri:

Çdo palmë

(të armikut)

që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut,... -

Gjatë kohës së rrethimit, si pjesë e strategjisë për t’i bindur që të dorëzoheshin, Profeti (a.s.) dogji disa nga hurmat dhe pemët e tyre. Nisur nga ky veprim, ata i akuzuan muslimanët për shkatërrim në tokë. Por Allahu i Lartësuar na tregon se qoftë shkatërrimi i hurmave dhe i të mbjellave, qoftë mosprekja e tyre, të gjitha kryheshin me lejen dhe urdhrin e Allahut të Lartësuar, për urtësi të shumta. Ndër këto urtësi është ajo që thotë Allahu i Lartësuar më pas:

...për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit. -

Domethënë, duke ju dhënë mundësinë që të shkatërroni hurmat dhe të mbjellat e tyre, Allahu i Lartësuar bëri që ata të ndienin dhimbjen, poshtërimin dhe përçmimin që në këtë dynja. Kjo strategji bëri që ata të kuptonin paaftësinë e plotë të tyre për të mbrojtur atë çka zotëronin, që ishte baza e fuqisë së tyre. Kjo ishte gjendja e fisit Benu Nadir dhe ndëshkimi që Allahu i Lartësuar u dha që në dynja. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hashr • Ajet 4 E ardhshme El-Hashr • Ajet 6