Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hashr — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Hashr • Ajet 6 nga 24 • Shqip


وَمَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 6
Përkthim:
E, atë që Perëndia ia ka dhuruar (kthyer prej ngatërrestarëve) Profetit të Vet, e që ju nuk e keni marrë si plaçkë me sulmim as të kuajve as të deeve, por që, Perëndia i jep pushtet profetëve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë. El-Hashr 59:6
Tefsiri:

Për atë që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë

(të fituar)

prej tyre, ju nuk u hipët as kuajve e as deveve

(për ta fituar)... – Për pasurinë e Benu Nadirëve, që Allahu i Madhëruar ia mundësoi Profetit të Tij, ju, o muslimanë, nuk luftuat dhe nuk u munduat për ta fituar. Ju nuk u hipët kuajve dhe as luftuat me shpatat tuaja për ta arritur atë, pasi ishte Allahu i Lartësuar Ai i Cili futi frikën në zemrat e tyre, duke e lëshuar kështu ndër këmbët e Profetit të Tij të gjithë pasurinë që ata lanë, lehtësisht dhe pa luftë.

Është Allahu Ai që i bën të dërguarit e Vet triumfues kundër kujt të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -

Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të. Të gjithë të tjerët, që mbahen për të fortë, janë fare të dobët dhe të përulur para Tij. “El fej’u”, në terminologjinë juridike, quhet çdo lloj pasurie e qafirëve e marrë me të drejtë dhe pa luftë. Nga ana gjuhësore, “el fej’u” do të thotë “plaçkë e kthyer”. E tillë ishte edhe pasuria që braktisën jehudët nga frika e muslimanëve. Ajo u hoq nga duart e qafirëve, të cilët nuk e meritonin, dhe iu kthye muslimanëve, të cilët ishin më të denjë për të. Ky gjykim është gjithëpërfshirës dhe i vlefshëm për të gjitha kohërat.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hashr • Ajet 5 E ardhshme El-Hashr • Ajet 7